Shkodër/ Aksident në bulevardin “Skenderbeu”, makina përplas motorin… (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pa minuta më parë në bulevardin “Skenderbeu” në qytetin e Shkodrës.

Mjeti tip Benz me targe 670 BN është përplasur me motorin tip Vespa.

Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.