Shkoder/ Korsitë e biçikletave të zëna, pedaluesit apel policisë të ndërhyjë…

Jane shtuar korsite dedikuar bicikletave por askush nuk kujdeset qe ato te jene te lira. Pedaluesit vijojne te kene veshtiresi te medha ne qarkullim, e veçanerisht gjate fundjavave ku drejtuesit e mjeteve parkojne ku te duan.

Qytetaret kerkojne nderhyrje nga ana  e policise rrugore pasi ne jo pak raste per shkak te korsive te zena detyrohen qe te ecin ne rruge duke rrezikuar jeten.

Bashkia Shkoder u pajis edhe me nje plan studimi per levizshmerine dhe oraret ku supozohej se ne bashkepunim me policine vendore ne baze te ketij grafiku do te kishte kontrolle te njepasnjeshme. Por deri me tani studime te tilla nuk kane rezultuar efiksase. Pasojat vijojne te bien mbi qytetaret te cilet pedalimin ne rruget e qytetit e kane nje sfide./RealitetiPost/