Shkodër/ Në praninë e Ministres së Arsimit dhe Sportit, u inaugurua dje kompleksi i tenisit “Adriatic Tennis Park”…

Adriatic Tennis Park, e përfaqësuar nga drejtuesi i tij Z. Gëzim Galiqi, dhe Shkodra Tennis Club, e përfaqësuar nga Presidenti, Z. Mark Gjeka, trajneri Dino Mehmedoviq dhe kampionia Gresi Bajri, mikpritën dhe përshëndetën ngrohtësisht personalitetet, miqtë dhe të ftuarit e shumtë.

Mbajtën fjalimet e rastit Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Zj. Evis Kushi, ish-kryetarja e Bashkisë Shkodër, Zj. Voltana Ademi, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Fidel Ylli, Presidenti i Federatës Shqiptare të Tenisit, Z. Ferdinand Sulo, Presidenti i Federatës së Tenisit të Kosovës, Z. Jeton Hadërgjonaj, anëtari i bordit të zhvillimit Tennis Europe, Z. Shkëlzen Domi dhe drejtori i Bellevue Club, Z. Senad Tafa.

Adriatic Tennis Park falenderon me mirënjohje të gjithë personalitetet, sportdashësit e tenisit, prindërit dhe qytetarët e Shkodrës, miqtë nga gjithë Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi për urimet, mbështetjen dhe atmosferën festive.