Shkoder/ Rritja e çmimeve ul konsumin, tregtarët ankohen…

Familjet shkodrane  po përballen me një rritje të mëtejshme të çmimeve në treg . Shtrenjtimi është më i ndjeshëm te familjet me më pak të ardhura, që po shpenzojnë më shumë për ushqime.

Rritja e çmimeve nuk ka ndikuar vetëm tek konsumatorët, por edhe tek tregtarët. Shqetësim për ta është ulja e ndjeshme e numrit të blerësve, e cila ndikon në xhepat e tyre.

Perimet, frutat, vajrat, mielli dhe buka janë produktet ushqimore me rritjen më të fortë. Ndërsa muajt e fundit, ky shtrenjtim po transferohet edhe te mishi, qumështi dhe nënproduktet.

Instituti i Statistikave raporton se gjatë këtij fillimviti, inflacioni qëndron në nivelin 3.7%, qe cilësohet rekord për dekadën.