Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese në Shkodër…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 03:45, në portën e jashtme të banesës së shtetasit Sokol Shpendi 52 vjeç, në lagjen “Tomë Kola”, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar vetëm një cep i portës së jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.