Sulmet kibernetike, ‘ALEAT’ ndërpret shërbimin/ Qytetarët në Shkoder: Nuk kemi informacion për këtë vendim…

Kete premte , Gjendja Civile nuk ka ofruar shërbim në zyrat e aplikimit të “Aleat” për dokumente biometrike, pra pasaporta apo karta identiteti.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se, pas sulmit kibernetik, po merren një sërë masash të integruara për të rritur nivelin e sigurisë.

Kjo situate I ka gjetur te pa pergaditur qytetaret te cilet thone se jane te pa informuar per nje vendim te till ndersa shtojne se mbyllja e kesaj zyre I penalizon .

Sipas Ministrisë së Brendshme, ndërprerja do të jetë vetëm për ditën e premte ndërsa shtohet se ndërhyrja shton “masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.”

Objektivi i hakerave të Iranit u bë para disa ditësh sistemi TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit.