Tritol në derën e dyqanit të rrobave, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë…

Rreth mesnatës së mbrëmjes së djeshme, një sasi tritoli është hedhur para një dyqani rrobash në rrugën Sami Frashëri.

Shpërthimi i ndodhur në dyqanin e rrobave në zonën e sheshit “Ëillson” ka qenë i fortë, ku ka tronditur jo vetëm banorët e zonës, por ai është ndjerë edhe në disa zona të kryeqytetit. Sipas informacioneve parparake dyshohet se sasia e lëndës shpërthyese ka qenë e konsiderueshme.

Policia dhe grupi hetimor aktualisht janë ka nisur hetimet për të pëecaktuar sasinë e tritolit, dhe zbardhjen e plotë të rrethanave.

Pritet që hetuesit të administrojnë edhe dëshminë e pronarit, të bisnesit që i’u vu tritoli, dëshmi e cila do të ndihmojë policinë në identifikimin e autorëve të mundshëm të kësaj ngjarjeje, e cila fatmirësisht, nuk solli viktima.