Turqia prezanton makinën e saj fluturuese, mund të arrijë shpejtësinë 120 kilometra në orë…

Turqia ka zbuluar makinën e saj fluturuese “AirCar” në Panairin e Aviacionit dhe Teknologjisë në Izmir, i cili organizohet nga Fondacioni Turk i Teknologjisë (T3) dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Turqisë.

Inxhinieri i softuerit Mehmet Turan, që ka punuar në zhvillimin e makinës fluturuese, tha se “AirCar” peshon rreth 450 kilogramë.

Ky është një mjet që mund të arrijë shpejtësinë 120 kilometra në orë dhe ka një distancë prej 50 kilometrash. Ky mjet mund të jetë një zgjidhje e shkëlqyer për trafikun e rënduar”, u shpreh Turan.

Ai shtoi se ata mund të marrin leje për të fluturuar në Turqi që në vitin 2025.

Deri më tani kemi bërë rreth 100 fluturime testuese”, tha inxhinieri.