Veprimtari shkencore kushtuar veprës letrare dhe shkrimtarit Hamid Gjylbegaj…

Hamid Gjylbegaj dhe vepra letrare e tij/ Biblioteka “Marin Barleti” mirëpriti veprimtarinë shkencore për figurën e shquar.

Në panel merrnin pjesë figura me një kontribut të rëndësishëm në letërsi si Arjan Leka, Gëzim Puka, Xhahid Bushati, Ardian Muhaj ndërsa mungonte për arsye shëndetësore Gjovalin Çuni, ku secili prej tyre foli diçka për veprimtarinë e Hamid Gjylbegajt ndërsa takimi nisi me vargje të poetit, të interpretuara nga Zef Ndoja.

Drejtuesi i Bibliotekës, Maxhid Cungu thotë se institucioni që ai drejton ka një vëmendje të veçantë për figura me një kontribut të vyer në letrat shqipe.Edhe poeti i njohur Arjan Leka shpreh vlerësimin e madh për gjithë veprimtarinë jetësore të Hamid Gjylbegajt.Gjatë takimit, shkrimtarët e ftuar vlerësuan idenë që në të ardhmen të mund të realizohet një konferencë ndërkombëtare për veprën e Hamid Gjylbegajt, pasi ai ishte figura që në mënyrë të veçantë me poezitë e tij frymëzuan breza të tërë të rinjsh në vend.