VIDEO/ Aksident i trefishtë në aksin Vlorë-Fier, makina përmbyset në rrugë: Plagoset një person

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Vlorë-Fier, ku tre mjete janë përplasur mes tyre. Mësohet se një nga makinat është përmbysur në rrugë.

Nga përplasja ka mbetur vetëm një person i plagosur, por nuk dihet ende gjendja e tij.
Aksidenti ka ndodhur te mbikalimi i Novoselës, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjera.

Policia ka shkuar në vendngjarje, ku vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.