VIDEO/ Anthony Joshua rrëzon Robert Helenius me nje grusht brutal…

Nuk i kishte bërë mirë llogaritë Robert Helenius në përballjen me Anthony Joshua që ka nisur të rishtrojë rrugën për t’u rikthyer në majën e peshave super të rënda pas dy humbjeve rresht me Usyk.

Një përballje që zgjati vetëm tre raunde pasi boksieri britanik e rrëzoi shumë shpejt kundërshtarin që u vërshëllye edhe nga ata pak tifozë të pranishëm në “O2 Arena”.

Kjo përballje i hap rrugë një sfide tjetër për Joshua, atë me Deontay Wilder.