VIDEO/ Arrestohen ne Vau-Dejës 2 shtetas, u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike…

Vau i Dejës/ Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni policor i koduar “Waves”, për goditjen një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Koman.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishin kultivuar në këtë fshat.  

Asgjësohen me anë të djegies 156 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në vijim të kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, pas një pune hetimore disajavore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Waves”, për dokumentimin e plotë të këtij rasti.    

Gjatë operacionit, në territorin e fshatit Koman, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 2 shtetas që po kujdeseshin për bimë narktoike. Gjatë kontrollit të zonës u konstatuan 156 bimë të dyshuara narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.  

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, shtetasit S. M., 34 vjeç dhe L. K., 23 vjeç. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.