VIDEO/ Beci: Përmbytjet u menaxhuan me përkushtim edhe pse prurjet ishin në nivele historike. Kandidati I Partisë Socialiste Benet Beci, flet për momentet e vështira kur ishte në krye të KESH-it…

Kandidati Beci ka folur edhe për momentët e vështira të menaxhimit të ujrave në kaskadën e Drinit gjatë reshjeve që sollën përmbytje në disa fshatra të nën- Shkodrës.

“Është një problem që duhet zgjidhur pa diskutim”. – ka thënë ai.  Një problem mbi diskutimin, pjesë e këtij program, se si do të sistemohet pjesa që mos kemi ne përmbytje. Jemi përpjekur jashtëzakonisht shumë. Dmth gjatë këtij muaji kemi patur prurje historike. Me garanci të plotë historike me terma që nuk janë parë ndonjëherë. Tetë të plota quhen. Rresht, tetë të tilla. Po jap një shembull, nëse në 2010 ka qënë 2000, këtë herë ka qenë 4200. Nuk mund ta imagjinosh. Por që ta menaxhosh atë, dmth që të mos shkojë poshtë, pra të mbash rezervuarin, ka nevojë për një përkushtim të stafit, të jashtëzakonshëm. 24 orë në 24 orë me ndjeshmërinë maksimasle, kur do të shkarkojmë, si do të shkarkojmë. Ka qenë një rast unikal në të gjitha vitet, që nuk ka patur nevojë për shpërngulje”. – është shprehur Beci.