VIDEO/ Benet Beci në Tonight/ Për herë të parë në histori, KESH kujdeset për rajonet ku janë hidrocentralet…

Kandidati socialist Benet Beci ka konsideruar të suksesshem drejtimin dy vjecar të KESH nga ana e tij. Ai ka evidentuar një fakt interesant se si koorporata energjitike pëe herë të parë në 40 – vite e ka kthyer kokën nga zonat ku ndodhen hidrocentralet e mëdha të vendit.

“Koorporata në 40 – vite merr energji dhe nuk e ka kthyer kokën njëherë në zonat dhe rajonet ku ka punuar. Ne e kemi kthyer kokën tek këto zona, zona e Vau Dejës, zona e Komanit, zona e gjithë pjesës së liqenit. Kjo është detyrë e koorporatave moderne për ta bërë këtë gjë. Nuk është ndonjë shpikje. Por ama po e bëjmë për herë të parë që të kujdesemi për komunitetin atje. Cfarë po bëjmë? Po investojmë me KESH-in, (që është gati në proces), rrugën Koman – Vau Dejës. Rruga Koman – Vau Dejës është brenda cdo koncepti për të bërë ti një investim infrastrukturor për zonën, për njerëzit. Nuk di nëse e keni idenë se sa shumë është e mirëpritur ajo” – është shprehur Beci.