VIDEO/ Përmbytjet, flasin banorët e fshatit Bardhaj: “Telefunuam policinë por nuk na ndihmuan”…

Reshjet e shiut shkaktojnë probleme në zonën e Bleranit të Bardhajve në Bashkinë Shkodër.

Mos-pastrimi i 2 kanaleve ka sjellë dëme të shumta në banesat e 30 familjeve të kësaj zone.

Kafshë të ngordhura, banesa nën ujë dhe dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore.

Banorët hedhin akuza ndaj shtetit për mungesë ndërhyrje dhe ndihen të pasigurtë në banesat e tyre.