Vllaznia spektakolare, fiton me përmbysje ndaj Partizanit…

Vllaznia ka mposhtur Partizanin me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Abissnet Superiore.

Pas pjesës së parë që u mbyll me rrjeta të paprekura, e dyta ishte një tjetër histori. Partizani kaloi në avantazh me Gueye në minutën e 62-të, por Vllaznia nuk u dorëzua dhe ia doli të përmbysë rezultatin.

Jonuzi barazoi shifrat në minutën e 77-të me një supergol, ndërsa në minutën e 90-të, Çoba përmbysi rezultatin, pas një aksioni të shkëlqyer.

Me këtë fitore, shkodranët ngjiten në vendin e tretë me 25 pikë, 4 më pak se Partizani kryesues, që ndjen edhe presionin e Tiranës, që mban vendin e dytë me 28 pikë.