1 Tetori, dita ndërkombëtare e të moshuarve, aktivitet në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër…

Në këtë 1 tetor, ditën ndërkombëtare të të moshuarve në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër fotografja Rozafa Shpuza hapi ekspozitën e saj me disa fotografi të personave rezident që prej vitesh jetojnë në atë institucion. Fotografja Shpuza thotë se ka përjetuar emocione nga historitë e të moshuarve dhe bisedat që ka zhvilluar duke u futur në botën e tyre.

E pranishme në Shkodër në këtë 1 tetor ishte zëvendës drejtorja e përgjithshme e Shërbimit Social Shtetëror Aida Çavo e cila u shpreh se ka një përkujdesje ndaj kësaj shtrese në mënyrë që vitet që i kanë mbetur t’i kalojnë sa më mire.

Drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër Fatjon Hoxha tregon se çdo 1 tetor fokusi tek të moshuarit është shumë më i madh edhe pse kujdesi ndaj tyre nuk mungon asnjë ditë.

Pas hapjes së ekspozitës miqtë e ftuar dhe të moshuarit u bënë pjesë e një aktiviteti festiv në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër duke kaluar një ditë ndryshe në këtë 1 tetor.