190 mijë të rinj pa punë apo duke ndjekur arsimim…

Rreth 190 mijë të rinj në Shqipëri nuk rezultojnë as të punësuar, as se janë duke u arsimuar dhe as në aftësim për të marrë një profesion.

Kështu thuhet në strategjinë kombëtare të rinisë për vitet 2022-2029 e cila është hedhur për konsultim publik.

Sipas këtij dokumenti kjo shifër përbën rreth 28 % të të rinjve dhe është më shumë se dyfishi i mesatares së bashkimit europian.

Në BE shifra e të rinjtë që nuk janë pjesë e punësimit dhe arsimimit apo aftësimit është 12,6 %.

Shqetësuese për autoritet shqiptare është se vetëm 18 mijë të rinj nga 190 mijë që nuk janë pjesë skemave të arsimit dhe punësimit janë të regjistruar në zyrat e punësimit.

Për të ndryshuar këtë situatë të gjitha Shtetet Anëtare të BE, për të siguruar që të gjithë të rinjtë nën moshën 29 vjeç marrin një ofertë cilësore brenda një periudhe katër mujore të regjistrimit si punëkërkues

Kjo iniciativë e BE-së, po shtrihet në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria , ku do ndiqet e njëjta procedurë.

Shqipëria kishte një plan kombëtar për rininë 2015-2020. Ai kishte gjashtë objektiva strategjikë,  rritja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset e vendimmarrjes, rritja e punësimit,  shëndeti, sporti dhe mjedisi, Edukimi , mbrojtja sociale si dhe Kultura dhe vullnetarizmi.

Në përfundim të këtij plani veprimi dhe bazuar në “Raportin final të vlerësimit të planit kombëtar të veprimit për rininë 2015-2020” rezulton se 40% e indikatorëve ishin realizuar plotësisht dhe 16% pjesërisht .