2 vëllezër nga Shkodra janë arrestuar në Himarë pasi ishin duke transportuar emigrantë të paligjshëm…

2 vëllezër nga Shkodra, një 39-vjeçar me iniciale Ç. B., 39 vjeç dhe një 43-vjeçar me iniciale D. B., janë arrestuar në Himarë pasi ishin duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Ata u kapën nga efektivët në fshatin Lukovë, ndërkohë që ishin duke transportuar me automjetin tip “Hyundai” kundrejt parave 5 emigrantë për t’i siguruar kalimin e paligjshëm të kufirit.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.