4 tërmete të njëpasnjëshme gjatë natës, më i forti me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter…

4 tërmete të njëpasnjëshme kanë rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në afëri të Thumanës.

Tërmetet kanë qenë me magnitudë nga 2.1 deri në 3.6  të shkallës Rihter.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë nga banorët e zonës, ndërkohë nuk dihet ende nëse ka apo jo dëme materiale.