Nga Reforma Zgjedhore tek koalicioni me LSI-në, ja si përgjigjet Rama

Kryeminsitri Edi Rama në një bisedë në emisionin ’Open’ ka folur për zhvillimet e fundit politike. I pyetur nga gazetarja Vasili, Rama hodhi poshtë zërat për një koalicion me LSI-në.

A mund të ketë një koalicion me LSI-në?-pyeti Eni Vasili. “Koalicion mes Partisë Socialiste dhe LSI-së? Jo”-tha Rama i prerë.

Më tej, kryeministri foli edhe në lidhje me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore dhe për arsyet se përse ai u tërhoq nga qëndrimi për komisionerë të depolitizuar.

Rama deklaroi se mazhoranca ishte në tryezën e Këshillit Politik për të marrë dakordësinë për Kodin Zgjedhor nga Partia Demokratike.

Gjithashtu Rama ka thënë se vazhdon të mendojë se pas shembjes së Teatrit Kombëtar do të lindë një parti e re, por teksa i është kërkuar një informacion më i detajuar, se kush do të ishte drejtues i saj, Kryeministri theksoi se kjo është në kuadrin e parashikimit.

Pyetje: Keni parashikuar para pak kohësh se pas shembjes së Teatrit Kombëtar do shohim një parti të re së shpejti? E mendoni akoma?

Rama: Kështu mendoj, vazhdoj ta mendoj.

Pyetje: Keni dijeni kush është kreu?

Rama: Ky është thjesht një parashikim. Parashikimet nuk shpjegohen se pastaj nuk janë më parashikime.