Në spitalin e Shkodrës mungon specialisti i ORL-së…

Largimi i Kryeinfermiereve dhe infermierëve drejt Gjermanisë, një fenomen qe ka prekur të gjithë sistemin shëndetësor në vendin tonë nuk janë problemi i vetëm për spitalin rajonal të Shkodrës, por shqetësimi më i madh është mungesa e mjekeve.  

Vetëm gjatë 2 viteve të fundit, janë të paktën 10 mjekë specialistë, të cilët për arsye nga më të ndryshmet që nga kushtet e punës, keqtrajtimi apo edhe sulmet përmes prokurorisë por me rezultate 0, kanë vendosur të largohen nga sistemi shëndetësor për të shërbyer në privat.

10 specialiste nuk kanë emigruar, por kanë vendosur që të kujdesen për pacientët larg dyerve të spitaleve. Sot, pasojat ndihen fort në Shkodër pasi shumica e mjekëve nuk janë zëvendësuar dot. Prej disa kohesh, në spital nuk ka asnjë mjek ORL që të kujdeset për qytetaret të cilët kanë probleme  me veshin, fytin apo hundën. Për ta verifikuar, ne shkojmë pranë qendrës shëndetësore për të planifikuar një vizitë nga mjeku i lagjes, për te specialisti i ORL-së në spital.

Pasi dolëm nga qendra shëndetësore ku pavarësisht dëshirës së mjekes së lagjes për të ndihmuar për dhimbjen e veshit, në spitalin rajonal të Shkodrës, nuk ka asnjë mjek specialist ORL për të dhënë ndihmën. Nga kjo vizite doli në pah  edhe një tjetër problematike për spitalin e Shkodrës, një qytetar që kërkon të kryejë analizat falas të gjakut sikurse pretendohet, duhet të presë për shumë muaj me radhë.

Top Channel