“Adopto 1 monument”/ Nisma e DRTK Shkodër ftesë e hapur për të gjithë gjimnazet e Bashkisë Shkodër…

Në kuadër të muajit Shtator, i njohur si muaji i trashëgimisë kulturore ju prezantojmë me nismën: “Adopto 1 monument”.

Kjo nismë, është një ftesë e hapur për të gjithë gjimnazet e Bashkisë Shkodër, si shenjë e njohjes dhe ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë tonë kulturore, përmes realizimit te veprimtarive me karakter edukativ e kulturor, nga nxënësit e këtyre shkollave.

DRTK Shkodër, si iniciatore e kësaj nisme, me mbështetjen e ZVA Shkodër, do të bashkëpunojë me shkollat e mesme, ku do t’i mbështesë në realizimin e një sërë veprimtarish për njohjen, ruajtjen dhe promovimin e objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Specialistët e trashëgimisë pranë DRTK Shkodër, do të ofrojnë leksione dhe biseda informimi për rëndësinë e monumentit në veçanti dhe të trashëgimisë kulturore, ndërsa shkollat do të kujdesen për të sjellë në vemendje rëndësinë e monumentit duke organizuar aktivitete periodike.

Ftojmë çdo gjimnaz të qytetit të Shkodrës që dëshiron t’i bashkohet nismës, të përzgjedh monumentin që ata dëshirojnë të kenë nën përkujdesin e tyre, duke shprehur interesin në adresën tonë të e-mail: drtkshkodë[email protected], deri më datë 20 Shtator 2020 dhe të konceptojnë aktivitete për promovimin e këtyre pasurive.