“Agjencia Evropiane e Mjedisit vlerëson shkëlqyeshëm plazhin e Velipojës”, ministrja Bilali jep lajmin e mirë…

Share your love

Edhe këtë vit bregdeti i Velipojës renditet ndër më të pastrit për cilësinë e ujërave!

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali u shpreh sot se, “raporti vjetor i Agjencisë Evropiane të Mjedisit që mat cilësinë e ujërave për të notuar , ka vlerësuar me “1- shkëlqyeshëm” edhe këtë vit plazhin e Velipojës”.

“Velipoja mbetet një nga qendrat turistike më të frekuentuara! Është plazhi ku ndërthuren aq hijshëm deti, rëra, laguna dhe pylli si askund tjetër”, theksoi Bilali, në një postim në rrjetet sociale.

“25 km larg Shkodrës, Velipoja u ofron pushuesve mundësinë për të kaluar pushime në një vijë bregdetare me ujë të pastër, rërë të imët dhe me veti kurative”, u shpreh Bilali.

Share your love