Aksident në aksin Shkodër-Koplik, furgoni përplas motorin, dërgohet në tiranë në gjëndje të rëndë 46 vjeçari….

Malësi e Madhe/Shkodër

Informacion Paraprak

Më datë 07.10.2020, ora 10:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur rruga e fshatit Grizhë, Malësi e Madhe një mjet Furgon, me drejtues shtetasin S. H. 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, është përplasur me një motorr tip Lançin, me drejtues shtetasin K. S. 46 vjeç, banues në Shkodër, ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit dhe po dergohet në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit, si dhe po bëhet shoqërimi i shtetasit S. H. për veprime të mëtejshme proceduriale.