Aksident në Velipojë, një i plagosur rëndë…

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në afërsi të Kishës, Velipojë, është përplasur një mjet me një motoçikletë, ku drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës shtetasi A. Sh. 26 vjeç banues në Velipojë, i cili u dergua në Spitalin Rajonal Shkodër dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit.