Aksidentohet e gjithë familja në aksin Laç – Lezhë, fuoristrada del nga rruga, brenda saj edhe dy fëmijë

Një tjetër aksident është shënuar mbrëmjen e sotme, 28 dhjetor  pranë Fushë Milotit, në aksin Lezhë-Laç.

Burime bëjnë me dije se një autoveturë “Foriustrade” ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugë.

Në autoveturë ndodheshin një familje nga Mirdita, çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët.

Nga aksidenti ka mbetur e plagosur bashkëshortja e drejtuesit të mjetit e cila është dërguar për mjekim.