Alarmi i Ardit Bidos: Po tentohet të manipulohet censusi, në Dhërmi dhe Himarë për t’i nxjerrë minoritet grek…

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ardit Bido, u shpreh gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan se vetëm 14.5% e Bashkisë së Himarës janë grekë.

Sipas tij, po tentohet që nëpërmjet censusit të këtij viti të nxirret se minoriteti grek është 20%. Sipas llogarive të Bidos bëhet fjalë për 300 persona që Greqisë “nuk i dalin llogaritë dhe synon t’i arrijë në mënyrë artificiale”.

Ardit Bido: Në këto ditë jam duke botuar në media disa pjesë të një studimi që do të botohet në libër javën e ardhshme, në lidhje me censusin e vitit 2023. Në zonën e Bashkisë Himarë ka tre fshatra me fluiditet të identitetit etnik që është Himara fshat, jo qyteti, Dhërmiu dhe Palasa, të cilët një pjesë e popullsisë së atyre fshatrave janë vetëidentifikuar gjithmonë si grekë. Në këtë studim bëj analizë se sa janë këta. Rezulton se kjo shifër është 14.5% e Bashkisë Himarë. Ka qenë statike që prej viteve ’30 në çdo rast që është bërë një testim i popullsisë së atyshme përfshirë edhe censusin e vitit 2011 që nuk ka pasur bojkot në këtë bashki. Ka pasur nga minoriteti grek në Finiq dhe në Dropull. Pra atje kjo ndarja mes vuniotëve, piluriotëve, qeparotasve. Fiseve në Dhërmi dhe në Palasë dhe më pak në Himarë, që vetëidentifikohen shqiptare dhe atyre fiseve në shumicë në Himarë dhe në një përqindje që nuk e përcaktoj dot sot në Dhërmi dhe në Palasë është shumë e qartë. Ai 5.5% që i nevojitet Greqisë për të arritur 20% është 300 veta në Himarë. Çfarë do të thotë 20% që ta kuptojnë gjithë qytetarët? Do të thotë tabela dygjuhëshe nga Llogaraja deri në Qafë Botë në kufi me Greqinë, përfshi edhe Bashkinë Konispol se edhe aty po luhet e njëjta lojë. Do të thotë ngritje e flamurit grek krah atij shqiptar në Rrapin e Konispolit dhe në Bashkinë e Himarës. Do të thotë shkolla dygjuhëshe në të gjitha fshatrat e asaj zone me përjashtim të qytetit të Sarandës dhe Ksamilit që janë bashki më vete dhe do të thotë greqishtja gjuhë zyrtare në këto bashki. Pra praktikisht sidomos unë që vij nga ato zona, praktikisht atje ndryshon tërësisht mënyra si ato zona kanë funksionuar një jetë për shkak të ligjit që kemi për pakicat. Ky 300 banorëshi që i duhet Greqisë dhe nuk i dalin llogaritë, që ta arrijë në mënyrë artificiale, në mënyrë të rreme 20%, vetëdeklarimin të njerëzve që nuk e quajnë veten…

Blendi Fevziu: Beleri ka marrë kushedi sa vota atje?

Ardit Bido: Nuk kanë lidhje votat e Belerit mund t’i diskutojmë gjatë, janë vota shqiptarësh. Beleri ka fituar vetëm në Nivicë, Shën Vasil, Himarë dhe Dhërmi. Në asnjë fshat tjetër. Do e diskutojmë gjatë se si ka fituar Beleri. Nuk ka fituar as në Palasë, jo më në Vuno. 300 vota. Është analizë e gjatë që nuk kam ndërmend ta bëj sot. Mendoni ju këtu që një kryetar bashkie e ka potencën që kur ka në dorë punësimet, kur ka në dorë tenderat, pasaportat, kur ka në dorë bursat, kur ka në dorë spitalin e Janinës t’u kërkojë nderin 300 vetave që një ditë të vetme të gënjejnë dhe të thonë jemi grekë, se nuk ka nevojë pastaj, të deklarohen shqiptarë ata? Betimi kaq i kërkuar në këtë moment i Fredi Belerit në kuadër të censusit çfarë do të thoshte? Ai do të emëronte vetëm nënkryetarin dhe do kthehej në burg? Një nënkryetar që do të luante të njëjtën skemë. Nuk do të thotë asgjë më shumë se sa kaq? A mundet një kryetar bashkie 300 veta me gjithë këto pushtete që Fredi Beleri dhe enturazhi vet ka, t’i përdorte për këtë qëllim? A e ka potencën, a e ka mundësinë?/tvklan.al