“Anija e fundit në Porto Romano ka hyrë në shkurt” – Erion Braçe: Në bursë ishte çmimi 96 USD, ky gep fitimprurës duhet të dalë në…

Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe ka kërkuar llogari dhe transparencë nga tregtarët shqiptarë të naftës. Sipas tij, anija e fundit që ka hyrë me naftë në Shqipëri ka qenë në muajin shkurt dhe jo në fund të atij muaji duke krijuar një boshllëk të madh midis çmimeve kur ditën që anija me naftë ka hyrë në portet shqiptare, çmimi ka qenë 96 dollarë për fuçi ndërsa sot është 110 dollarë. Braçe vë në dukje se këtë transparencë do ta bëjë edhe qeveria së cilës ia ka kërkuar sot në Kuvend.

Postimi i plotë: Cfare thashe pak me pare ne Kuvend; PER #NAFTEN NATYRISHT! Ne fillim nje PYETJE per tregetaret tane: KUR KA HYRE ANIJA E FUNDIT ME NAFTE NE PORTET TONA? E meritojme nje pergjigje! Ne dijenine time, referuar faturave, ANIJA E FUNDIT ME NAFTE, ka hyre ne Porto Romano me 27400 tone nafte ne Shkurt, jo ne fund te Shkurtit; eshte 4.5% e sasise se naftes qe konsumohet ne vit! Diten qe kjo anije ka hyre ketu, ne #BURSE, cmimi ishte 96 USD per fuci; sot eshte mbi 110 USD per fuci! Ky gep kaq i madh por shume fitimprures duhet te dale ne drite. Ndaj kerkova: TRANSPARENCE, te cilen duhet ta bej qeveria me drejtesi e ndershmeri, nisur nga interesi publik, ta garantoje qeveria; Ne aspektin e transaksionit-nga Bursa, cila burse refernce, transport, shkarkim, depozitim ne zonen e lire, daljen prej saj, shitjen me shumice e pakice; Ne aspektin e cmimit-cmimit te Burses ne blerje, kostot e transportit, shkarkimit, cmimin ne depozitim-ne fature behet fjale per nje marreveshje qe duhet te jete e njohur per qeverine, cmimin me te cilin del nga zona e lire, cmimin ne shitje me shumice e pakice, taksat, MARZHIN E FITIMIT, duke prishur linjat aktuale te marreveshjeve qe na kane zhytur ne abuzim. Ne kete pike kerkova tre gjera: 1. Marszh fitimi te negociuar sic ne tregun e barnave e per barnat; 2. Inventare te sasise se naftes qe eshte kontraktuar, qe eshte blere, qe eshte depozituar, qe eshte zhdoganuar, qe eshte shitur me shumice e pakice, kohen dhe cmimin ne ate kohe gjate 2021 e keto muaj te 2022; SASINE E NAFTES QE NDODHET SOT NE SHQIPERI, KOHEN KUR ESHTE BLERE E CMIMIN ME TE CILIN ESHTE BLERE; 3. Pezullimin e tarifave te koncesioneve qe shtojne cmimin ne nje liter nafte!