Barazimi me Teutën, Josa e ka me Kainën: S’u bë pikë referimi. Kush nuk do donte të drejtonte Kombëtaren?!

Teuta dhe Vllaznia barazuan 0-0 në “Niko Dovana”. Sfida e javës së gjashtë nuk ka parë golat, me skuadrat që nuk ditën të shfrytëzojnë rastet, duke ndarë pikët.

Me 10 pikë Vllaznia mban vendin e katërt në klasifikim, ndërsa Teuta merr pikën e katërt këtë sezon duke qenë e treta nga fundi në renditje.

Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa.

“Rebelimi ndaj sulmit – Nuk donim patjetër fitoren. Nuk është problemi se sulmuesit futen vetëm për golin, por edhe si pikë referimi. Duhet të mbështesnim më shumë mesfushorët dhe krahun për pikë referimi. Shtuam forcat në sulm por duhet maksimumi. Duhet të jesh ti pika që të referohet skuadra. Ishim rigorozë në mbrojtje, sepse Teuta ashtu luajti. Lorenco Vila ishte pas sulmuesit, Shkëmbi luajti me romb dhe top të gjatë.

Jam i kënaqur nga skuadra, sesi e kërkonte golin me lojë. 20 minutat e fundit duhet të bënim pika referimi për ata që dilnin para nga krahët. Me Markun dhe Jonuzin duhet të ishim më të saktë me goditjet nga jashtë zone. Kampionati është i gjatë, më pëlqeu grinta e skuadrës sot, sidomos në mesin e fushës me Heric, Jonuzin dhe Alivodën. Marku nuk u fut shumë në krah sepse ashtu është natyra e lojës së tij.

Pikët – Nuk them se lamë pikë apo morëm pikë. Nuk e shoh kështu futbollin, ishim më kërkues. Edhe sulmet e atyre kishin llogjikë, me sulmuesit dilnin dy me dy me mbrojtësit tamë dhe deshën të na sulmonin.

Boshnjaku si organizator – E kemi zëvendësuar me Alivodën dhe për mua është duke bërë shumë mirë Alivoda. Në qarkullim topi ishim superior. Ta bëjmë diçka të tillë por duhen vertikalizime në zonën kundërshtare. Sulmuesi kur është i freskët (Kaina), pres që të bëhet pikë referimi.

Trajner i Kombëtares? Kush do refuzojë një ekip si Kombëtarj?! Nuk më ka shkuar në mendje se do më vijë diçka e tillë. Mënyra për përzgjedhjen e trajnerit te Kombëtarja është rigoroze.

E kemi parasysh sesi zhvillohen problemet në ekipin Kombëtar, ka njerëz që merren me këto dhe një trajner që drejton ekipin. Unë i uroj suksese Rejës por edhe trajnerit tjetër që do vijë aty”, tha Josa.