Bardh Spahia takin në Grudë të Re: Investimet do të jenë kryefjalë e punës për 4-vitet në vazhdim…

Në njësinë administrative Rrethina, me banorët e fshatit Grudë e Re. Mirënjohës për mbështetjen që kjo njësi na ka dhënë gjithmonë. Investimet do të jenë kryefjalë e punës për 4-vitet në vazhdim dhe gjatë degjesave publike që kemi patur me komunitetin, kemi përcaktuar prioritetet.

Zhvillimi që kemi parashikuar për çdo njësi, i jep vëmendjen e duhur sektorëve jetik për ekonominë e këtyre familjeve.