Batutat e javës…Nga Fatmir Bashli…

As n’hund tande nuk t’lajn me e fut gishtin ! Un fus gishtn n’hund e ky kojshija m’thot : He Fato pozitiv a negativ ?

Po m’thot vajza : bab a din ndonji vjersh humoristike per Shkodren a ? Po mar bab , ndigjoje:

Lumja ti moj Korc o lule.Qe le pas shoqet e tua.

Si trimi ne balle u sule.

Ta paqim perjet hua .

Po ku asht Shkodra e ku asht humori k’tu mor bab ? Asht maj bab si nuk asht ! Dje ka ken Ilir Meta n’Shkoder, u frymzu k’tu e sot shkoj ne Korc e bani me qesh tan Shqipnin.

O lexoni sts kur i hedh ai tjetri o popull , mos ja futni komente kot. Kishte n’xjerr njeni foton e t’jatit ku kishte shkru ” nji vit pa ty bab”, e gjysa i kishin komentu : Urime per titullin babs,, ta gezoft titullin mjeshter i madh baba,, Disa tjere i thojshin : e ka meritu kaher.

Dikur jan pa m’burr per dhanderr se ka shpi t’veten tip Elbasanshe, e sot thojn : asht rahat,ka shpi barit !

Po m’shkrun nji Tirons qe e kam n’fb . Neve tironsit ju kemi ardh hakut gjithmon ju shkadronve. -Ti nuk m’dukesh si tirans ma vlla, i tham !! – Mos m’thuj mu se s’jam tirons, se vi shatje e t’rrefi ropt , m’tha.

⁃ Dy gjylpana shofin nji iriq, e i thojn njena tjetres, – A shkojm njaty se paska party,,

⁃ Dy patate, tuj ec njenen e shtyp makina e tjetra i thot, – Çoju o pure, a ecim tash e shkojm n’shpi,,

⁃ Dy kruse dhamsh tuj ec shofin nji kuj shkrepset e ajen gazit tuj than,, – oh zot shife sa krytin e madh e paska njaja,,

⁃ Dy pleshta dalin prej lokalit e pyesin njeni-tjetrin : he ca po bajm , a ecim n’kam, a i hypim naj qenit ?

⁃ Dy qime tuj ec, njenen e xen makina, e tjetra thot, – Per nji qime qe tuj m’xan edhe mu

⁃ Dy breshka tuj kalu te shinat e trenit, i thot e para t’dytes,, – Ec ifije ma shpejt se edhe 2 or kalon treni njiktu,,

⁃ Dy gurabija t’bardha tuj ec shofin nji gurabi t’kuqe , e thojn – Si erdhi koha, shife sa e vogel kjo e keka ly,,,

Kot u ngutme si t’marrt me ba foto te pema e vitit te ri t’qytetit. Hala njaty ishte edhe sot me dt 16 Janar.

Nji kojshije e jemja nuk don me e pa kunaten me sy , edhe pse s’ka kunat hic !

Po m’pyt nji kushrine qe m’ka qellu bjonde : He ma Fato, si i ke punt ? – Mos m’pyt se marova, itash e hoqa termometrin e 40 e pak e pata ! – A e din si ulet temperatura per dy sekonda ?? – Jo moj ,m’kallxo se me myti !! – Shkunde termometrin dy her e shife ka t’shkojn 36 e gjys fill .

Kaq i s’mur kam ken pardje, saqe m’kan çu per krahesh k’to t’shpis per me ja gatu dreken,,