“Boom” turistik edhe në shtator/ Shkodra në fokusin e vizitorëve nga e gjithë bota…

Share your love

Ndonëse jemi në ditët e fundit të muajit shtator qyteti i Shkodrës vijon çdo ditë të presë turistë të shumtë nga e gjithë bota. Gjermani, Zvicërr, Kalifornia janë disa prej vizitorëve të cilët shprehin përshtypjet e tyre për Shkodrën dhe pikat turistike që kanë vizituar.

Ky sezon njihet si ndër më të suksesshmit sa i takon turizmit. Edhe për këtë vit turizmi malor në pika si Thethi apo Lëpusha kanë qënë më të preferuarat për turistët.Zyra e informacionit turistik në qendër të qytetit shërben për turistë të cilët vijnë nga vende të ndryshme të botës, për t’i informuar mbi pikat turistike më të bukura që ka Shkodra.

Share your love