Bosi i Cosa Nostras nga burgu: Kam lexuar qindra libra për tumorin tim, më trajtoni mirë me ilaçe nga Izraeli…

Matteo Messina Denaro është në gjendje të mirë shëndetësore. Bosi i Cosa Nostras ka realizuar kimioterapinë e parë të mirëmbajtjes dhe do t’i nënshtrohet të dytës në javët në vijim.

Mjekët që po trajtojnë shefin në burgun e L’Aquila nën regjimin 41 bis, e kanën siguruar atë se procedurat e fundit po ndiqen sipas protokolleve ndërkombëtare.

Dhe ekipit të udhëhequr nga profesori Luciano Mutti, onkologu kryesor në spitalin L’Aquila, bosi i mafias i dha këtë “paralajmërim”.

“Kam lexuar qindra libra për kancerin tim, më shëro mirë”.

Për më tepër ai kërkon një terapi eksperimentale  me barna speciale që përdoret në Izrael.

 “Unë nuk kam marrë arsim kulturor por kam lexuar qindra libra, ndaj jam i informuar për trajtimet, ju lutem mund të trajtohem me barna dhe terapi më të mira” është shprehur Messina Denaro, i cili prej 10 ditësh është mbyllur në burgun e sigurisë maksimale në L’Aquila.

Për mjekët dhe stafin e burgjeve, të vetmit njerëz me të cilët lejohet të flasë duke pasur parasysh regjimin 41 bis , ai “rrëfen” se shqetësimet e tij lidhen me trajtimin e tumorit në zorrën e trashë.