Bujar Qamili vlerësohet me dekoratën “Nderi i Kombit”…

Share your love

Këngëtari shkodran , Bujar Qamili ,është vlerësuar sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” nga Presidenti Ilir Meta . Presidenti Meta vlerësoi këngëtarin e shquar të muzikës popullore për kontributet e vyera, veprimtarinë e shquar dhe nivelin e lartë artistik të arritur gjatë gjithë karrierës së tij në fushën e artit e të muzikës dhe kryesisht asaj popullore.

“Është kënaqësi shumë e veçantë për mua, të jem sot, së bashkë me ju, për të vlerësuar një artist të madh të Shkodrës dhe mbarë kombit tonë, që ka plot 47 vjet në skenë, një artist që i ka dhënë jo vetëm zërin e tij të jashtëzakonshëm, por mbi të gjitha shpirtin zemrën dhe gjithë jetën e tij muzikës shqiptare, Mjeshtërit të Madh prej 12 vitesh, Bujar Qamili. Artisti i njohur kudo ku flitet e këndohet shqip Bujar Qamili ka dhënë një kontributit të vyer e të rëndësishëm, në ruajtjen dhe kultivimin e këngës popullore shqiptare, e në mënyrë të veçantë të këngës popullore shkodrane, duke e shtuar dashurinë për këto vlera të jashtëzakonshme kombëtare dhe kulturore.‘- u shpreh presidenti Meta.

Share your love