Çiklizëm, rikthehet kupa “Agim Tafili”/ Dy etapa, më 5-6 maj-finishi në Shkodër. Vllaznia pretendente…

Federata Shqiptare e Çiklizmit në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër organizon Kupan “Agim Tafili” në çiklizëm. Një aktivitet ky tradicional kushtuar një figure të madhe të çilzmit shkodran dhe atij shqiptar si Agim Tafili, por që në fakt, për arsye të ndryshme, kishte katër vite që nuk zhvillohej. Rikthimi i këtij aktiviteti është pritur mjaft mirë nga ana e shoqatës së çiklizmit Vllaznia, gjë të cilën e thekson në propnoncimin e tij trajneri kuqeblu, Leonat Kola.Ndërkohë, për Alban Hasanin, drejtor i sporteve në Bashkinë Shkodër, aktivitete të tilla kushtuar figurave të shquara të sportit shkodran do të vijojnë gjatë periudhës në vazhdim.

Një ditë përpara fillimit të aktivitetit, në emër të ekipit të çiklizmit ka folur kapiteni Bruno Kola, duke premtuar sukses në Kupën “Agim Tafili”.Etapa e parë e Kupës “Agim Tafili” nis të premten në orën 16:00 për kategorinë U23 dhe Elitë Junior, me itenerar, Fushë Krujë-Shkodër me distancë 122.6 kilometër. Ndërsa, etapa e dytë do të zhvillohet paraditen e së shtunës, duke nisur nga ora 10:00, me itenerar, Shkodër-Balldre-Fishtë-Hajmel-Vau i Dejes-Gomsiqe-me finish në Shkodër, 108 kilometar e gjatë.