COVID 19/ Merren 33 tamponë, ja si paraqitet situata në Qarkun Shkoder…

Informacion Permbledhes

Mbi veprimtarinë dhe ndjekjen e situatës epidemiologjike nga KMC, në territorin e Qarkut Shkodër, dt.16. 06.2020.

NJVKSH, Shkodër, informohemi se sot janë konfirmuar 18 raste pozitiv covid-19, raste prej tamponave të marrë me dt 15 Qershor, (Një rast i përket zonës së Torrovicës në Lezhe). Rastet janë me simptoma te lehta dhe të izoluara në banese.

• Në total në Bashkitë Shkodër dhe Vau Dejës, shkon në 198 numri i pacientëve të infektuar me covid – 19.

• Vazhdon hetimi aktiv epidemiologjik dhe marrja e mostrave per rastet e dyshuara nga NJVKSH, në bashkine Shkoder sot u moren 33 tamponë u derguan në ISHP në Tr.

Nga NJVKSH, Pukë, informohemi se humbet betejen me covid-19, qytetari i ndjere i moshes 68 vjec nga fshati Kaftallë, Bashkia Puke i cili vuante edhe nga semundje të tjera shoqëruese.

Që nga dt. 1 Qershor deri sot me dt. 16 Qershor janë 14 raste pozitiv covid-19, prej të cilave 1 rast i shfaqur sot. Nderkohe 2 persona jane ne kujdes shendetesor në spitalin covid-19 ne Tr,

ndersa 12 prej tyre jane në karantinim në kushte shtepie me simptoma te lehta deri nw asimptomatik, nderkohë sot u moren edhe 4 tampona qe jane derguar ne ISHP, Tr

• Në bashkinë F.Arrëz që nga fillimi i pandemisë nuk kemi patur asnjë rast të infektuar covid – 19.

• Nderkohe nga NJVKSH ne Puke dhe Fushe Arrëz ne bashkepunim me strukturat e DVP dhe ISHSH, vijojne kontrollet e subjekteve me grupe pune per konstatimin e respektimit te distancimit dhe zbatimin e rregullave te sigurise.

Nga NJVKSH, Malesi e Madhe, infoirmohemi se me dt. 16 Qershor 2020, nuk ka rast te ri pozitiv, ndërkohë ne bashkepunim me mjekun e familjes po monitorojne gjendjen shendetesore te personit pozitiv i cili paraqitet i stabilizuar me shenja te lehta klinike. Te gjithe personat e kontaktit kane rezultuar negativ, deri ne keto momente.

Vazhdon puna per Hetimin Epidemiologjik me qellim zbulimin e rasteve te tjera te kontaktit.

Sipas Kom.Policisë Malesi e Madhe dhe NJ.VKSH të gjithë personat e deklaruar të ardhur nga shtete me prani virusi janë nën kontroll intensiv dhe nuk paraqesin probleme.

Qëndrat Shëndetësore po kontaktojnë me telefon me te gjithë pensionistat dhe çdo pensionisti që nuk ka mundësi levizje apo është i vetmuar po u dërgohen medikamentet e duhura në shtëpi.

Sipas informacionit: Medikamentet mjekësore të rimborsueshme të ndara sipas Nj Administrative: Koplik 7, Qëndër 10, Gruemirë 37, Shkrel 1, Kastrat 3, dhe Kelmend 4.

Nga Spitali Rajonal , informohemi se 24 oret e fundit janë trajtuar 82 raste nga urgjenca, prej të cilave 6 raste të dyshuar për covid-19.

Nga ISHSH ne bashkepunim me AKU me dt.16.06.2020 në kuadrin e takse forces, ka ushtruar inspektime dhe kontrolle në 1 subjekt dhe janë monitoruar 144 ofrues të shërbimeve:

U inspektua: 1 fasoneri U monitoruan:43 bar-kafe,18 markete/artikuj të ndryshëm ushqimorë,1 dyqan mishi,6 furra buke,1 pasticeri,4 farmaci,3 kopshte,2 cerdhe,2 pika pagese,1 argjendari,4 kancelari,1 kinkaleri,6 parukeri/berberë, 1 fasoneri,1 pjesë këmbimi makinash,1 bujtinë,34 dyqane veshjesh,1 dyqan këpucësh,3 dyqane syzesh,2 dyqane fotosh,3 kozmetikë,2 librari,1 orëndreqës,1 ujësjellës,2 institucione shtetërore.

Pjesa më e madhe e subjekteve është sensibilizuar në marrjen e masave dhe zbatimin e protokolleve. Konstatohen në disa subjekte mungesa të posterave, xhamit mbrojtës dhe shenjave të distancimit.