Denoncimi alarmon në policinë e Shkodrës: 3 persona me maska e armë ndalojnë makinat në rrugë…

Një denoncim i çuditshëm ka mbërritur në drejtorinë e policisë së Shkodrës pak ditë më parë.

Një qytetar raporton së prej disa netësh 3 persona në zonën e quajtur Grede e re në periferi të qytetit shikohen të maskuar dhe me armë ndalojnë makinat që lëviznin në rrugë.
Që prej këtij denoncimi policia e Shkodrës ka mobilizuar të gjithë efektivët dhe agjentët e krimeve, por ende nuk është vënë në kapje të tyre.

Në vazhdën e këtyre hetimeve në zonë janë sekuestruar disa kamera sigurisë te cilat janë përqendruar në rrugë në segmente kryesore, por deri me tani asgjë rezultat.

Duke qenë se ka shumë orë filmime ende hetuesit po i shikojnë kamerat për të arritur në ndonjë rezultat.

Po ashtu janë pyetur disa banorë të zonës së Gredës në lidhje më identitetin e këtyre personave por asnjë prej tyre nuk i kanë dhënë ndihmë policisë bluve të Shkodrës.

Dyshimet e policisë janë së pas këtij denoncimi mund të jenë persona të cilët kanë qëllime dashakeqëse dhe përdorin denoncime për të krijuar situata./oranews/