Denoncimi tek Berisha: “Personeli mjeksor në Shkodër në meshiren e covid19”!

Personeli mjeksor ne Shkoder ne meshiren e covid19!

Atij i refuzohet testi edhe pse i sherbyen te semures qe vdiq nga covid19!

Miq, epidemiologjia politike e Dr Xhahil Surrelit po ndeshkon çdo dite personelin tone shendetesor dhe familjet e tyre me infeksion dhe semundje nga covid19.

Urdheri i tij nuk lejon qe personelit mjeksor, edhe kur ka kaluar dite te tera me te semure me covid19, nuk ju behet testi por ata dhe familjaret e tyre lihen ne meshire te fatit. Kjo eshte praktike kriminale kercenuese, fyese dhe demotivuese per punonjesit tane, saktificen, vetmohimin e tyre, te cilet si rezultat i ketij qendrimi kane sot shkallen me te larte te infeksionit nga covid19 ne bote.

Lexoni mesazhin e infermierit dixhital. sb

Pershendetje Doktor du te bej nje denoncim ne spitalin rajonal shkoder personeli shendetsor po infektohet me shpejtsi marramendese dhe nuk po i behet vone kuj per ne une jam nje inf n urgjence dhe tek ne doli poz nji kolegu jone qe ka sherby tek e njera qe ka ndrruar jete ne spitalin tone kemi kerku t na behet analiza e covidit por as qe ka vu ujin n zjarr kush ne ktu punojm pa mbrojtje veç ato qe kemi siguru vet ne kerkojme qe te testohemi sa nuk eshte vone po punojm n kushte shum te veshtira jemi ba me lan punen por nuk eshte momenti ne kte situate qe ne t ta braktisim punen por kjo qeveri nuk po shqetsohet per ne.