Deputeti Beci takon maturantin shkodran Igzon Hoti i cili krijoi një Dron…

Igzon Hoti është veç një prej të rinjve shkodranë që gjejnë mënyra për ta vënë teknologjinë në përdorim të ideve të tyre, mundësive për zhvillim dhe risive emocionuese.

Me të u njoha dje duke ndjekur lajmet e ditës, e sinqerisht e falenderoj që iu përgjigj menjëherë telefonatës sime e më dha mundësinë me e taku nga afër. Është plot me ide, me ëndrra e me dëshirën e madhe me u bë dikush, e me pasë mundësinë që me “fluturu” si droni i tij.

Takimi me të veç më nxit mendimin se sa shumë raste të tilla, njerëz të tillë ka ky qytet e si e gjithë kjo energji duhet shfrytëzuar për ta çuar Shkodrën aty ku vërtet e meriton.