“Do të zhduk familjen po hape gojën!” Dëshmia e shoferit të kontenjerit ku u gjetën 119 kg kokainë

FOTO ILUSTRUESE

Zbardhet dëshmia e shoferit të kontenjerit me banane ku u gjetën dhe u sekuestruan 1119 kg më 30 dhjetor të 2021.

Shoferi ka treguar momentin kur përgjatë rrugës nacionale Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur Romanat, kamioni që transportonte kontenjerin është ndaluar nga persona ende të paidentifikuar, të cilët për disa minuta kanë ushtruar kontroll në kamion dhe kontenjerin me banane dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Sipas shoferit, personat,  4 vetë, i kanë dalë para makinës i kanë bllokuar i kanë thenë “Jemi shteti, hap krahun këtu!”

Në sendiljen e parë të pasagjerit ka hipur një nga personat. Ai ka hapur krahun dhe njëri nga personat që  e kanë ndaluar i ka thënë  “mbylle gojën se do të zhduk familjen po hape gojën”.

Më pas  tre persona të tjerë kanë shkuar në pjesën fundore të kontenjerit kanë hapur derën dhe janë futur brenda. Kanë qëndruar për rreth 30 minuta dhe kanë kontrolluar në kontenjer.

Më pas ka zbritur dhe  personi që ishte në kabinë dhe me 3 personat e tjerë janë larguar në drejtim të rrugës nacionale për në Durrës.

Ai ka zbritur nga makina dhe ka parë se goma e krahut të pasagjerit ishte e rënë dhe ka shkuar tek dera e pasme e kontenjerit dhe ka parë që arkat e bananeve ishin të lëvizura.

Pasi ka sistemuar arkat ka mbyllur derën e kontenjerit dhe është nisur me gomë të rënë drejt një karburanti.

Pasi ka pritur 2 orë ka ardhur shoferi tjetër i firmës Gëzim Kalaja, i cili e ka ndihmuar dhe rreth orës 21:30, ka shkuar tek magazinat e kompanisë në Vaqarr, Tiranë.

 Më pas me datë 29.12.2021, për këtë ngjarje ka komunikuar me menaxherin Marson Murataj, të cilit i ka shpjeguar situatën që kishte ndodhur. Një ditë më pas, më 30 dhjetor e kanë njoftuar policia që të paraqitej te puna në Vaqarr dhe ai është paraqitur.

Për këtë ngarkesë kokaine janë arrestuar Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmes import-eksporti me vendet e Amerikës Latine, Gëzim Kalaja dhe Hasan Saliu drejtues të  automjeteve të firmës.

Ata kanë dalë sot në Gjykatën Penale të Tiranës për vlerësimin e masës së sigurisë.