Drejtuesi Politik i PD Shkodër kercënon dhe fyen gazetarin shkodran…

Gazetari shkodran Ergys Kavaja me ane te nje postimi ne rrjetin social facebook ka denoncuar drejtuesin politik te PD qarku Shkoder, Helidon Bushatin. Sipas gazetarit Kavaja, Bushati i ka telefonuar duke e fyer dhe kercenuar per nje shkrim te bere ne median Shqiptarja.com ku punon gazetari.

Denoncimi i plote i gazetarit Ergys Kavaja:

“Dua të denoncoj publikisht dhe pa asnjë rezervë sjelljen kërcënuese, fyese dhe denigruese të Drejtuesit Politik të PD në Qarkun Shkodër Helidon Bushati ndaj personit tim!

Sot në drekë mora një telefonatë nga Deputeti i zgjedhur i Shkodrës Helidon Bushati, i cili nuk më lejoi as ta përshëndesja pasi vijoi me një lum fyerjesh banale dhe kërcënime për mua dhe familjen.

Në 15 vite si gazetarë në Shkodër jam përballur me shumë ngjarje, zhvillime apo personalitete të politikës me të cilët kemi pasur edhe mendime të kundërta por asnjëherë dhe askush nuk ka guxuar të mbërrijë në kërcënime për mua dhe familjen time!

Nuk e kam ndërmend të stepem dhe të anashkaloj asnjë sjellje të tillë e cila nuk i shkon aspak për shtat staturës së një Drejtuesi Politik dhe Deputeti të një qyteti si Shkodra.

Vetëm dy ditë më parë ishte dita e lirisë së medias e unë zgjedh gjithmonë të jem i lirë pavarësisht çdo kostoje. Nëse dikujt nuk i pëlqen kjo atëherë e ftoj të përballemi në rrugë ligjore.

Më poshtë po publikoj materialet që kanë sjellë “çmendurinë” e Helidon Bushatit.

https://shqiptarja.com/…/demokratet-e-shkodres-kerkuan…

https://eetimes-tv.com/…/video-gazetarja-nxjerr…/

May be an image of text that says 'Contact Info < Calls BASHT Edit SHIM Helidon Bushati +355 68 406 9800 Available 18 Aug 2012 Today 16:09 C Outgoing Voice Call 43 seconds (263 KB) Media, Links, and Docs Starred Messages 3> Chat Search None > Mute No Wallpaper & Sound 山 Save to Camera Roll > Default Disappearing Messages Encryption Messages Off>'