DRTK Shkodër video projeksion nga ambjente të banesave karakteristike shkodrane…

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për ditët Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër shfaqi në fasadën e një banese në zonën muzeale të Gjuhadolit një projeksion me imazhe të banesave karakteristike shkodrane. Drejtorja Besara Podgorica tha se disa nga imazhet u shfaqen për herë të parë.

Në total vetëm 3 projekte kanë përfituar nga programi I jetëzimit në Shkodër, bëri të ditur drejtorja Podgorica.

Projeksioni I paraqitur në fasadën e një prej banesave në qendrën histotike të Gjuhadolit përmbylli aktivitetet e organizuara gjatë këtyre ditëve në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Trashëgimisë Kulturore.