E FUNDIT/ Dhunohet barbarisht roja i karburantit, autorët marrin dvd-të e kamerave të sigurisë

FOTO ILUSTRUESE

Rreth orës 04.30, në hyrje të qytetit të Bulqizës, nga persona të paidentifikuar është goditur me grushta për motive të dobëta shtetasi N. U., 57 vjeç, që ishte roje në një pikë karburanti, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Personat ende të pa identifikuar kanë marrë vetëm dvd e rregjistrimit të kamerës së sigurisë dhe janë larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e personave.