E FUNDIT/ Zhduket Ervis Martinaj, familja humb kontaktet dhe e denoncon në polici…

Familja e Ervis Martinaj kallëzon në polici humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin e policisë. Kallëzimi është bërë ditën e djeshme nga Faik Martinaj, xhaxhai i 40 vjeçarit.

Burime për gazetaren Klodiana Lala thanë se xhaxhai i Martinaj pretendon se nuk ka asnje kontakt me nipin e tij, ndonëse Ervis Martinaj është për momentin një prej njerëzve më të kërkuar nga policia shqiptare.

Martinaj eshte ne kerkim pasi sipas deshmise se te penduarit te drejtesise Nuredin Dumani kishte urdhëruar vrasjen e Endrit Dokles, atentat qe nuk u realizua.

Kallëzimi vjen pak kohe pas masakrës së ndodhur te mbikalimi i Fushës Krujës ku u ekzekutua kusheriri i tij Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Policia ka deshtuar ne disa aksione per arrestimin e Ervis Martinaj. Ndërkohë që në lidhje me pretendimin e familjes nuk dihet nese është një inskenim nga ana e të shumëkërkuarit apo mund të jetë perpara një tjetër ngjarje të rëndë kriminale./BW