E gjithë Shkodra pa ujë të pijshëm, vjen njoftimi i Ujësjellës Kanalizime…

Të nderuar klientë!

Pas një pune që ka nisur në orët e para të mëngjesit, është bërë e mundur të gjendet defekti në rrjetin e furnizimit me energji elektrike të stacionit të pompave në Dobraç.

Grupet e punës së OSHEE dhe Ndërmarrejs së Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër, po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e normalitetit me ujë të pijshëm sa më shpejt të jetë e mundur.

Ka qenë një defekt shumë i rëndë dhe mjaft i vështirë për tu identifikuar, për të cilin është dashur edhe ardhja e pajisjeve specifike nga Drejtoria e Përgjithshme e OSHEE Tiranë.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj, të cilin e vlerësojmë maksimalisht dhe besojmë se do ta kthejmë me përmirësimin e sherbimeve tona në cilësi e sasi.