E RËNDË në Shkodër/ 10-vjeçari vdes në mënyrë tragjike teksa po realizonte video për TikTok…

Tentativa për të realizuar një video në TikTok ka përfunduar në mënyrë tragjike për një 10-vjeçar në njësinë Guri i Zi në Bashkinë e Shkodrës.

Burime bëjnë me dije se 10-vjeçari me iniciale N.Y. ka ndërruar jetë teksa po realizonte një inskenim në rrjetin social TikTok sikur po vetëvritej.

Ai ka qenë i vetëm kur ka bërë marifetin e rrezikshëm dhe diçka nuk ka shkuar si duhet duke u thyer në tragjedi.

Familjarët e kanë gjetur të miturin të vetëvarur. Ata kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë shumë vonë për ta mbajtur atë në jetë.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku ka konstatuar se objekti ku kishte hipur fëmija ka lëvizur duke e lënë atë të varur.