Elbasan/ Arrestohen 14 persona, disa prej tyre policë burgjesh…

Policia e Shteti ka zhvilluar ditën e sotme një mega-operacion në qytetin e Elbasanit, duke lëshuar 27 urdhër-arreste.

Nga operacioni blic i ndërmarrë nga Policia, raportohet se në mesin e të arrestuarve ka dhe policë burgjesh.

Shpërdorim detyre e korrupsion, janë në mesin e akuzave ndaj personave të arrestuar, hetimi për të cilët ka nisur prej muajsh.

Deri tani janë arrestuar më shumë se 14 persona dhe po vijon kërkimi për persona të tjerë.

Sipas autoriteteve, policët e burgut kanë futur sende të paligjshme në qeli.