Emrat/ Dhunuan drejtorin e OSHEE në Lezhë, arrestohen dypersona…

Policia ka zbardhur plagosje e drejtorit të OSHEE në Lezhë Edmir Perndreca, ndërsa ka identifikuar dhe arrestuar dy autorët.

Mësohet se në pranga kanë rënë Leonard Pepa, 27 vjeç dhe Sebastiano Malotaj, 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Dy të arrestuarit fillimisht i kanë dëmtuar automjetin Edmir Perndrecës, gjatë lëvizjes, dhe më pas e kanë goditur atë, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, automjetin e përdorur nga 2 të arrestuarit, për kryerjen e kësaj ngjarjeje.

Vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme