EMRAT/ Operacioni policor i koduar “Naraçi”, policia e Shkodrës arreston katër përsona…

Vau i Dejës, Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Naraçi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Vau i Dejës.

Gjatë operacionit janë vënë në pranga 4 persona që kishin kultivuar bimë narkotike në pronat e tyre

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, si rezultat i kontrollit të territorit,  bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës u finalizua operacioni policor i koduar “Naraçi”, në  kuadër të të cilit u arrestuan shtetasit:

Aleksandër Dodani, 30 vjeç, Gjergj Mardoda, 64 vjeç, Mark Mardoda, 56 vjeç dhe Alvaro Mardoda, 21 vjeç, të katërt banues në fshatin Naraç.

Gjatë operacionit, nga kontrollet e ushtruara në tokat në pronësi të këtyre shtetasve, në fshatin Naraç, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve  narkotike” kryer në bashkëpunim”.